Klitschko i ngazëllyer për duelin ndaj Povetkin
Wladimir Klitschko është shprehur mjaft i kënaqur me marrëveshjen e arritur me promotorët e rusit, Alexander Povetkin, për të zhvilluar një duel edhe pse data dhe vendi mbetet të konfirmohen.
“Unë jam mjaft i kënaqur që kemi arritur marrëveshjen për ta zhvilluar këtë duel”, theksoi Klitschko në faqen zyrtare të organizatës së tij K2.
Ky duel i aranzhuar i Wladimir Klitschkos, e bën të pamundur takimin me David Haye, që në prill kishte thënë se është në negociata me menaxherët e Klitschkos për një duel të mundshëm.
Atëkohë të dy i shkëmbyen njëri-tjetrit mesazhe kërcënuese, por që nga prilli, pak është dëgjuar për ndonjë duel mes ndonjë prej vëllezërve Klitschko dhe britanikut David Haye.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente