Klose: Nuk krahasohem me Gerd Muller
Golashënuesi i dyfishtë në shkatërrimin e Argjentinës, Miroslav Klose, ka deklaruar se atij nuk i bën përshtypje të madhe për rekordin e barazuar të Gerd Muller prej 14 golave nëpër Botërore dhe afrimit vetëm në një me rekordmenin aktual, brazilianin Ronaldo, porse ai është i lumtur që ekipi kombëtar u kualifikua në gjysmëfinale.
“Unë jam i kënaqur që e kemi fituar ndeshjen. Gjithçka që dëshiruam të bëjmë shkoi sipas planit. Tani unë kam 14 gola nëpër Botërore, njëjtë si Gerd Muller. Ai ka luajtur vetëm në dy Botërore dhe për këtë arsye krahasimi nuk është i drejtë”.
“Sidoqoftë, unë jam i kënaqur që arritëm në gjysmëfinale, sepse ky ishte qëllimi jonë”, tha Klose.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente