Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Mancini i ngazëllyer me transferimin Silva

Lojtari i Manchester City, David Silva. Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer me përforcimin e ri të ekipit, tashmë ish-anësorin e Valencias, David Silva.
Shuma e transferimit ende nuk është konfirmuar, por mediat angleze shkruajnë se kjo ka mundur të jetë në nivelin e 25 milionë funteve.
“Mendoj se David Silva është një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, dhe shpresoj se ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Manchester Cityn. Jam shumë i kënaqur që ai ka ardhur te ne, mendoj se ai mund të ketë një ndikim shumë, shumë të madh për Manchester Cityn”.
“Duke nënshkruar me David, ne po i tregojmë botës se po sjellim lojtarët më të mirë këtu dhe se shpresojmë të garojmë për të fituar Ligën Premier”, ka thënë Mancini.