Maradona: Mund të jap dorëheqje
Diego Armando Maradona ka thënë se ai është duke e shqyrtar mundësinë për t’u larguar nga posti i përzgjedhësit të kombëtares argjentinase, pas eliminimit turpërues nga Gjermania në çerekfinale të Botërorit, Afrika e Jugut 2010.
“Mund të largohem që nesër. Kushdo që do të vijë pas meje, ne do të vazhdojmë të implementojmë stilin ofensiv të lojës. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Dëgjoni, nuk kam menduar ende për largimin. Më duhet të bisedoj me familjen dhe lojtarët. Ne e studiuam mirë Gjermaninë dhe e definuam saktë se kush do të luajë ku, por që në harkimin e parë ata shënuan gol dhe rastësisht ndeshja mori kahje tjetër”.
“Ne ua bëmë atyre të lehtë. Ata patën më shumë ide dhe kontroll më të mirë të topit. Ata i shfrytëzuan rastet që i patën. Por, kjo nuk i përgjigjet faktit se unë besoj se rezultati nuk i korespondon asaj që ndodhi në fushë. Unë jam krenar që i drejtova këta lojtarë dhe do të doja t’i falenderoja publishkisht, ashtu si stafin teknik”, deklaroi i turpëruari Maradona.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente