Martino: Nuk patëm fat
Pas humbjes jo të merituar të skuadrës së tij, Gerardo Martino ka deklaruar se Paraguai ka mundur të dalë fitues nga dueli dramatik ndaj Spanjës.
“Ishte një ndeshje nga e cila kemi mundur të dalim si fitues. Tani duhet ta shkarkojmë veten nga kjo goditje e rëndë. Ne dhamë gjithçka, ne patëm rastet, por fatkeqësisht Spanja shënoi dhe ne jo. Ne nuk kemi pasur fat”, tha Martino.
Përfaqësuesja aktuale e Paraguait edhe pa arritur në gjysmëfinale, kishte hyrë në historinë e futbollit paraguaian, pasi që për herë të parë në histori të vendit kishte arritur në një çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente