Melo: Robben, aktor profesionist
Njeriu që u konsiderua hero për Brazilin në pjesën e parë të takimit çerekfinale të Kupës së Botës përballë Holandës, e që në pjesën e dytë u shndërrua në fytyrën tragjike, Felipe Melo, ka thënë se Arjen Robben është një aktor profesionist.
Melo po ashtu ka thënë se nuk ka mundur të përmbahet kur e ka dëgjuar djalin në telefon duke qarë.
“Për golin e parë, Julio Cesar ishte prapa meje dhe mua nuk më kujtohet nëse topi e preku atë ose mua, vetëm ndjenjën e keqe që shkoi brenda. Për golin e dytë, nuk është dashur ta lëmë një lojtar të shkurtër si Sneijder të shënojë me kokë”.
“Është ndryshe të përjashtohesh për grushtim apo për goditje me qëllim, e ndryshe nga një duel normal. Ndërhyrja e Pepes ndaj meje ishte shumë më e ashpër. Kjo varet nga interpretimi i gjyqtarit dhe unë mendoj se ai ishte tejet i ashpër. Është shumë e vështirë të dëgjoni djalin tuaj të qajë në telefon”, ka thënë Melo.
“Robben vazhdoi të luante. Nëse kam dashur ta lëndoj, ai do të largohej nga fusha. Unë kam mjaft forcë për t’ia thyer këmbën. Sa herë prekej, ai kërcente dhe rrotullohej gjithandej fushës. Unë vetëm doja ta merrja topin dhe ta filloja kundërsulmin”.
“Është e vështirë të besosh se një grup i tillë nuk do ta fitojë titullin. Ndoshta ky ishte grupi më i bashkuar i lojtarëve që ndonjëherë ka pasur Selecao. Të gjithë ishin fokusuar në punë me shumë përkushtim. Ne kemi lëshuar raste në pjesën e parë për të shënuar dy ose tri gola. Unë u kërkoj falje tifozëve brazilian për eliminimin. Ne kemi kërkuar të bëheshim kampionë. Ndoshta ishte viti më i vështirë i karrierës time, sepse as te Juventusi nuk fituam asgjë”, ka shtuar braziliani i dëshpëruar pas takimit.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente