Moratti: Benitez si Mourinho

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se Rafa Benitez do të jetë i mirë për klubin, duke tërhequr paralele mes teknikut spanjoll dhe atij portugez, Jose Mourinho.
“Ai ka lënë përshtypje të mirë. Ai ka personalitet të fortë. Ai dallon nga Mourinho, por ka karizmin e njëjtë”.
“Sezoni i ardhshëm? Juventusit duhet t’i frikësohemi. Del Neri ka një plan dhe është një trajner që mund ta realizojë atë. Përshtypjet e para ishin të mira. Mos e nënvlerësoni faktin që një anëtar i familjes Agnelli u kthye në skuadër. Rosonerët janë të panjohur. Ata gjithmonë i kanë lojtarët, por ndoshta u mungojnë ikonat e mëdha”, deklaroi bosi i Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...