Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Neville: Finalja Spanjë-Brazil, festë për tifozët

Kampionati Botëror ka arritur në fazat finale të tij, me opinionistë, ekspertë dhe njerëz të ndryshëm që shprehin mendimet për finalen e mundshme. Sipas Phill Neville, një finale e mundshme Spanjë-Brazil më 11 korrik, do të përbënte një festë futbolli për të gjithë tifozët.
“Spanja dhe Argjentina, sipas meje, kanë qenë nga fillimi fituesit e mundshëm, por sa më shumë kampionati po i afrohet fundit, aq më shumë mendoj se Brazili mund ta fitojë atë. Ata ndoshta nuk kanë atë shpejtësi sikurse ekipet e kaluara, por ata janë të mëdhenj, të fortë, një skuadër e fuqishme me një Kaka që ka filluar të ketë ndikimin e tij”.
“Të mposhtësh Brazilin, duhet të kesh gjithë atë fuqi mentale, por është edhe Spanja që ka cilësi më vete dhe mund t’i shoh të përafërt me brazilianët. David Villa ka qenë sensacional, ata po luajnë në një ritëm të lartë dhe çdo lojtar e di se çfarë kërkohet nga ai. Unë kam luajtur dy herë ndaj Brazilit në karrierën time në kombëtare dhe kam parë se ata fitojnë një kurajë të jashtëzakonshme në tunel, në fanellën e famshme. Një finale Spanja kundër Brazilit më 11 korrik, definivitisht do të ishte festë për të gjithë tifozët e futbollit”, deklaroi Neville.