Ronaldinho drejt Flamengos?
Presidentja e Flamengos, Patricia Amorim, ka thënë se Ronaldinho dëshiron t’i bashkohet klubit brazilian gjatë afatit kalimtar veror.
“Unë e kam dëgjuar këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ai. Ronaldinho dëshiron që të na bashkohet neve këtë vit”, ka thënë ajo për Il Corriere dello Sport.
Flamengo thuhet të jetë e gatshme të bëjë një ofertë prej 300 mijë eurosh në muaj për Ronaldinhon. E ardhmja e brazilianit ende nuk është e qartë, me Flamengon e interesuar për të pas kalimit të Adrianos te Roma.
Category: Futboll
0 Komente