Rooney: Nuk dështova unë, por ekipi
Wayne Rooney ka këmbëngulur se ai ishte i gatshëm fizikisht për Botërorin, Afrika e Jugut 2010 dhe arsyeja prapa dështimit të Anglisë është faji i ekipit dhe jo i sulmuesit të Manchester United.
“Rooney ishte i gatshëm fizikisht. Në fakt, ai ka thënë se ka qenë në gjendjen më të mirë fizike që prej gjashtë muajsh. Ai vetëm ndjeu se Anglia dështoi ta gjente elementin e vet”.
“Nëse ai ishte aq i papërgatitur ose i dëmtuar, atëherë nuk do të vraponte aq shumë ndaj Gjermanisë. Forma e tij fizike është shumë e mirë dhe Rooney thjeshtë beson se nuk ndodhi që Anglia të triumfojë. Përderisa ai është duke u brengosur për diçka tjetër, teoritë e konspiracionit për ndarje, klane dhe përçarje janë të pavërteta”, tha një burim për The People.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente