Tabarez: Dua vendin e tretë
Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, ka kërkuar përkushtim maksimal nga lojtarët e tij në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Gjermanisë, pasi meqë nuk mundi ta fitojë të parin, ai së paku e do të tretin.
“Po, vendi i tretë dhe i katërt nuk është njëjtë sikurse top dyshja, por ne do t’i hyjmë ndeshjes me përkushtim të njëjtë dhe entuziazmin e njëjtë si ndaj Holandës. Ne nuk kemi garanci se do të fitojmë, por do të përgatitemi për një luftë deri në vdekje”.
“Sfida për Uruguain është që të përfundojë në vendin e tretë në Kampionat Botëror. Unë e njoh Gjermaninë dhe ata do të na e bëjnë të vështirë për ne, kështu që duhet të luftojmë shumë për të fituar”, deklaroi Tabarez.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente