Tottenhami interesohet për Forlan dhe Suarez
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është tejet i interesuar në përmirësimin e sulmit para fillimit të sezonit të ri, me Diego Forlanin si synim të tijin kryesor për këtë afat kalimtar.
Forlan ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror, duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane, mes të cilave është edhe Tottenhami.
“Më pëlqejnë uruguaianët. Forlani do të kalonte edhe dy-tre vite të mira këtu në Ligën Premier, por kërkesat e tij të mëdha mund të jenë problem”, ka thënë Redknapp.
Category: Futboll

















0 Komente