Van Persie i gatshëm për Uruguain
Kombëtarja e Holandës mund të marrë frymë më lirshëm pasi ka marrë lajmin se Robin van Persie dhe Joris Mathijsen që të dy do të jetë të gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale kundër Uruguait.
Kishte frikë se dyshja do të detyrohen të qëndrojnë jashtë kësaj ndeshje pasi u dërguan në spital për të bërë skanime për shkak të dyshimeve për lëndim. Por skanimet kanë zbuluar se lëndimet nuk janë aq serioze sa është menduar në fillim dhe ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen e të enjtes.
“As skanimi në Van Persie e as në Mathijsen nuk ka treguar ndonjë dëmtim serioz dhe të dy do të jenë të gatshëm kundër Uruguait”, thuhet në deklaratën e Federatës Holandeze të Futbollit.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente