Sulmuesi i Wigan, Hugo Rodallega, mund të rikthehet përsëri në listën e dëshirave të Aston Villas, pasi ekipi i tij ka shtuar opsionet për në sulm duke nënshkruar me sulmuesin argjentinas Mauro Boselli, shkruan Birmingham Mail.Me John Carew që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe me sulmuesin anglez Emile Heskey i cili vazhdimisht lidhet me një largim nga Villa Park, një sulmues i ri mbetet prioritet për trajnerin Martin O’Neill.
O’Neill është një admirues i kamotshëm i Rodallega dhe mediat angleze raportojnë se ai do të përpiqet ta transferojë sulmuesin kolumbian gjatë këtij afati kalimtar.
