Wenger: Honda, lojtari i kampionatit

dardanmiftari | Thursday, July 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka lëvduar mesfushorin japonez Keisuke Honda, duke thënë se ai është gjeni dhe lojtari i këtij Kampionati Botëror.
“Ky ekip i Japonisë është i bazuar në një mbrojtje solide dhe kolektive, në të cilën të gjithë e dinë saktësisht se çfarë janë duke bërë. Kur ata e marrin topin, ata mund t’ia japin Hondas dhe më pas fillon magjia”.
“Kur ata e kanë atë gjeni si Honda në sulm, ata kanë bërë që ai të tregojë se çfarë lojtar klasi është. Për mua, ai është lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror deri tani”, tha Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...