Andy Murray ka arritur në gjysmëfinale të Wimbledonit për herë të dytë në karrierën e tij, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Rafael Nadal, që do të jetë kundërshtar i Murrayt në gjysmëfinale.Numri një i Britanisë, e tejkaloi francezin Jo-Wilfried Tsonga pas një loje të tensionuar me rezultat 6-7, 7-6, 6-2 dhe 6-2.
Ashtu si Murray që në fillim pati vështirësi, ashtu edhe Nadal e humbi setin e parë ndaj suedezit Robin Soderling, për të fituar në fund me rezultat 3-6, 6-3, 7-6 dhe 6-1.
