Zamparini: Pajtim Kasami? Ai është Pastore i ri
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, është i ngazëllyer nga nënshkrimi i ri, shqiptari nga Maqedonia, Pajtim Kasami.
Kasami, i cili ka nënshtetësinë zvicerane, ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e para të ndeshjeve para-sezonale për Palermon.
“Nëse Kasami është këtu, ia kam borxh këtë vetëm punës së drejtorit tim sportiv, i cili tashmë e kishte njohur atë gjatë kohës së tij në Lazio”, ka thënë Zamparini.
Zamparini është pyetur edhe nëse Kasami është zëvendësim për Edinson Cavani, për të cilën gjë ai është përgjigjur: “Kujdes: uruguaiani është sulmues, Pajtim është mesfushor. Le të themi ai është më shumë një Pastore se një Cavani.
Category: Futboll
0 Komente