Agjenti përjashton largimin e Aquilanit nga Liverpooli

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Agjenti i mesfushorit Alberto Aquilani ka mohuar spekulimet se italiani mund të largohet nga Liverpooli.
Ish-ylli i Romës është lidhur me një transferim te Napoli gjatë këtij afati kalimtar, por Franco Zavaglia, agjenti i lojtarit, nuk mendon se një lëvizje e tillë mund të ndodhë.
“Aquilani te Napoli? Ky lajm është absolutisht i pabazë. Çdoherë dikush shpik diçka të tillë. Shpikjet nuk kushtojnë asgjë, por kjo nuk është një hipotezë e zbatueshme”.
“Aquilani është një lojtar i Liverpoolit dhe do të mbetet në Angli. Dhe trajneri i tij i ri Roy Hodgson ka thënë se ky do të jetë viti i stabilizimit të tij në Ligën Premier. Mohoj edhe çdo spekulim për rikthimin e tij te Roma”, ka thënë agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...