Anelka, Ribery dhe Evra të paraqiten para FFF
Pesë lojtarë të Francës, duke përfshirë kapitenin Patrice Evra dhe anësorin Franck Ribery, janë thirrur që të paraqiten para Komisionit Disiplinor të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), njofton France Football.
Tre lojtarët tjerë të cilët do të merren në pyetje nga FFF janë Nicolas Anelka, Jeremy Toulalan dhe Eric Abidal.
Anelka është thirrur për shkak të gjithë problemit të shkaktuar në Afrikën e Jugut. Evra dhe Ribery merren në pyetje si kapiten respektivisht zëvëndëskapiten. Toulalan akuzohet për shkrimin e komunikatës së lojtarëve francez për media, kurse Abidalin e rëndon akuza për refuzim zëvëndësimi në ndeshjen e fundit.
Category: Futboll
0 Komente