Argjentina pa përzgjedhës deri në nëntor

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA), ka konfirmuar se nuk do të ketë ndonjë vendim për përzgjedhësin e ri deri në nëntor, një post i cili u la nga Diego Maradona, për shkak se AFA nuk ia rinovoi kontratën.
“Pasi të përfundojë asambleja vjetore në tetor, do të thirret Komiteti Kombëtar i Përfaqësueses. Të gjithë emrat që lidhen me postin e përzgjedhësit të përfaqësueses janë emra të spekulimeve të cilat nuk lidhen me Federatën Argjentinase”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga AFA.
Përgjegjës për përfaqësuesen argjentinase tani do të jetë Sergio Batista, që është përzgjedhës i kategorisë U-20. Batista njëkohësisht është favorit për postin e përzgjedhësit në nivelin e seniorëve. Kandidatë të tjerë janë Diego Simeone, Carlos Bianchi, Alex Sabella dhe Miguel Angel Russo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...