Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

dardanmiftari | Sunday, August 08, 2010 | 0 Komente

Miroslav Klose ka shkëlqyer duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër, për të ndihmuar kështu Bayernin e Munichut të fitojë edhe një trofe tjetër të rëndësishëm, Superkupën e Gjermanisë.
Pas një pjese të parë pa gola, ishte Thomas Mueller ai i cili i dha avantazhin kampionit të Gjermanisë. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Bayernit, Miroslav Klose u gjend i vetëm para portierit, duke pasuar në të majtë te Mueller i cili nuk huqi në portën e zbrazët (75’).
Tetë minuta para fundit të ndeshjes, Klose shënoi golin e dytë duke vulosur fitoren e bavarezëve (82’).
Ky është trofeu i tretë këtë vit për Bayernin, pasi sezonin e kaluar ekipi i drejtuar nga trajneri Louis Van Gaal fitoi kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë, andaj u përball në finalen e Superkupës me nën-kampionin, Schalke 04.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...