Cesc nuk është dashur të largohej nga Barca
Përderisa po vazhdon ‘telenovela’ Cesc Fabregas, drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka deklaruar se Fabregas nuk është dashur të largohej nga Camp Nou, sa ishte në akademinë e klubit.
"Zgjidhja më e mirë në këtë rast do të ishte nëse ai nuk do të largohej kurrë. Pique u largua por më vonë u kthye. Cesc është gjithashtu futbollist i madh dhe ndoshta vendimi i tij për të shkuar te Arsenali e bëri lojtar dhe njeri më të mirë", theksoi Zubizarreta.
Pritet që të enjten të zhvillohet një takim vendimtar mes Arsene Wenger dhe Cesc Fabregas, ku pritet të bisedohet për të ardhmen e këtij të fundit dhe të merret një vendim definitiv.
Category: Futboll
0 Komente