Fitore bindëse në çerekfinalet e ENG Office Open
Të premtën janë zhvilluar tre nga katër ndeshjet çerekfinale të turneut të tenisit ENG Office Open 2010, ndeshje të cilat u karakterizuan me fitore bindëse dhe tenis mjaft cilësor.
Dimitar Grabullovksi ashtu si në rrethin e parë edhe në çerekfinale nuk po ka mëshirë ndaj kosovarëve, pasi që e nëpërkëmbi edhe Behar Kurteshin me rezultat 6:2 dhe 6:3.
Dardan Maliqi ishte tepër i fortë për martin Hysenbegasin, të cilin e mposhti me rezultat 6:1 dhe 6:2, kurse Ferat Istrefi poashtu ishte solid ndaj Zair Ramës, të cilin e deklasoi me rezultat 6:3 dhe 6:2. Ndeshja tjetër e pazhvilluar është ajo mes Guarsh Hasanit dhe Flavio Deçes e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës.
Category: Tenis
0 Komente