Hughes: Shwarzer nuk do t’i shitet Arsenalit

dardanmiftari | Wednesday, August 04, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Fulhamit, Mark Hughes, ia ka bërë të qartë portierit Mark Shwarzer, se ai nuk ka ndërmend ta shesë te Arsenali.
“Gjithmonë ka interesim në lojtarët cilësorë dhe nuk është qëllimi im që t’i lejojë më të mirët të largohen nga klubi. Ne jemi në një pozitë ku nuk kemi nevojë t’i shesim lojtarët tanë më të mirë”.
“Ne duam të përparojmë dhe për këtë na duhen lojtarët e mirë, kështu që Mark Shwarzer do të mbetet lojtar i Fulhamit edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror”.
“Megjithatë, ne duam ta zgjidhim situatën sa më shpejtë që është e mundshme, por nuk jemi në një pozitë ku mund t’i lejojmë lojtarët tanë të largohen dhe Shwarzer i takon asaj kategorie”, sqaroi Hughes për The Mirror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...