Ibrahimovic nuk largohet nga Barca

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Si zakonisht, agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka hedhur poshtë për të dhjetën herë spekulimet se klienti i tij sezonin e ardhshëm do të luajë për Milanin.
“Fillon dhe mbaron këtu. Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Barcelona, klubi me të cilin ai ka kontratë katërvjeçare. Nuk po ka bisedime me klube tjera. Jose Mourinho e respekton atë, Carlo Ancelotti e respekton atë, madje edhe klube në Gjermani e respektojnë atë, por Ibra po qëndron te Barcelona”, theksoi Mino Raiola.
Ditëve të fundit u spekulua nëpër qarqet mediale spanjolle dhe italiane për një marrëveshje huazimi për Ibrahimovic, që do ta shihte suedezin të luante në Giuseppe Meazza, jo për Interin, por për Milanin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...