Interi kthehet kah Ledesma
Sipas mediave italiane, Interi ka hequr dorë nga tentimi për të angazhuar mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano dhe është kthyer kah Cristian Ledesma.
Massimo Moratti tashmë ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga përpjekja për Mascheranon, i cili është vlerësuar me 25 milionë funte. Trajneri i Interit, Rafa Benitez, ka një listë të alternativave në maje të së cilës gjendet Ledesma.
Ai ka vetëm edhe një vit të mbetur nga marrëveshja me Lazion dhe nëse presidenti Claudio Lotito nuk dëshiron që lojtari të largohet pa asnjë cent të fituar, duhet ta shesë atë këtë verë.
Tuttosport shkruan se Benitez edhe në kohën kur ka drejtuar Liverpoolin kishte shprehur interesim për mesfushorin argjentinas.
Category: Futboll
0 Komente