Kaka ka rrezikuar karrierën

dardanmiftari | Friday, August 06, 2010 | 0 Komente

Operimi i Leite Kakas ka shkuar në mënyrën më të mirë, por po të ishte vonuar edhe pak ky operacion, atëherë karriera e Kakas do të përfundonte sipas mjekëve të spitalit ku braziliani iu nënshtrua operimit, në Antwerp të Belgjikës.

Jose Mourinho e ka marrë vendimin e parë të rëndësishëm kur e urdhëroi Kakan të operohej, një vendim i cili erdhi në momentin e duhur nga strategu portugez.


“Ky lëndim ka mundur t’ia përfundojë karrierën, sepse është një lëndim shumë serioz. Ka mundur të jetë pjesë e shkatërruar ajo, por fatmirësisht operacioni u bë në kohën e duhur dhe ka shkuar për mrekulli. Në Botëror, ai filloi të luajë në mënyrë jo komode dhe përfundoi me ekzagjerim të lëndimit. Unë e kuptoj që është garë unike, por ai vërtet duhej të kishte pasur dhimbje të mëdha”, tha mjeku Marc Martens për Marca.


“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën. Operimi im shkoi mirë”, u shpreh Kaka pas operimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...