Messi: Më interesojnë titujt, jo Mourinho

dardanmiftari | Monday, August 02, 2010 | 1 Komente

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, ka filluar ta nxehë atmosferën para fillimit të sezonit të ri, pasi që ka deklaruar për Marca se atij i intereson vetëm se si t’i fitojë titujt dhe madje aludoi se deri vonë nuk e ka ditur se Mourinho është trajner i ri i Realit.
“Ne kemi të njëjtat objektiva si çdo vit tjetër. Ne duam t’i fitojmë të gjitha trofetë. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por kemi ekip të mrekullueshëm”.
“Ardhja e Jose Mourinhos te Real Madridi vërtet nuk na motivon dhe aq. Ne nuk kemi nevojë për motivim të veçantë për të bërë gjëra të mëdha”.
“Ne nuk shpërqendrohemi nga ajo që ndodh diku tjetër dhe gjithmonë duam të arrijmë më shumë se të tjerët”, deklaroi Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. me messin te ghitha ti presin se ai eshte i pa pare!!!!!!!!

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...