O’Neill: Milner pranë Cityt
Menaxheri i Aston Villas, Martin O’Neill, ka pranuar publikisht se futbollisti kryesor në Upton Park, James Milner, është fare pranë transferimit te Manchester City.
“Ne nuk luajtëm me të ndaj Valencias, pasi që mund të ndodhë diçka në aspektin e transferimit gjatë fundjavës, të hënën apo të martën. Derisa po ka zhvillime, mendova se ishte më mirë ta lë Milnerin jashtë ndeshjes ndaj Valencias”.
“Sipas asaj që di, nuk është arritur ende marrëveshja, por bisedimet po zhvillohen duke përfshirë drejtorin dhe presidentin. Mendoj se është në të mirën e të gjithëve që të gjejmë një përfundim. Të humbasësh lojtarët më të mirë ju shkakton kokëdhimbje dhe ky është problem. Nëse do të ndodhë ndonjë transferim do të mësoj së shpejti, pasi të biesedoj me presidentin”, tha O’Neill.
Sipas mediave britanike, në marrëveshjen për transferimin e Milner te City, pritet të përfshihet edhe Stephen Ireland i cili në atë rast do luante për Aston Villën.
Category: Futboll
0 Komente