Pazzini: Janë edhe 90 minuta të tjera

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente


Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, mendon se asgjë ende nuk është humbur, dhe se ekipi i tij mund ta anulojë avantazhin e Werderit në ndeshjen e kthimit.
Në derbin e mbrëmshëm të play-offit të vlefshëm për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Werderi tregoi lojë shumë më të mirë për të mposhtur Sampdorian me rezultat 3-1. Por golashënuesi i vetëm në ekipin italian ka shpresa se Sampdoria edhe më tej do të arrijë ta eliminojë Werderin.
“Humbja 3-1 është më e mirë se ajo prej 3-0, por vërtet nuk e kuptoj se si kemi mundur të pranojmë tre gola. Kemi krijuar shumë shanse dhe vërtet është keq që nuk kemi arritur një rezultat më të mirë, edhe pse mundëm ta bëjmë këtë”.
“Ajo që është e rëndësishme është se ka edhe 90 minuta, ndërsa për çdo kundërshtar në stadiumin tonë kjo kohë është një periudhë e gjatë durimi”, ka përfunduar Pazzini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...