Roma bën presion për Behramin
Roma po shpreson që sa më shpejtë ta kompletojë transferimin e mesfushorit të West Hamit, Valon Behrami.
Il Corriere dello Sport pohon se anësori kosovar do të jetë transferi i fundit i Romës gjatë këtij afati kalimtar veror, në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për Nicolas Burdisson.
Behrami dëshiron largimin nga West Hami kurse Roma dëshiron të bëjë një ofertë prej 5.5 milionë euro. Megjithatë, vështirë se Avram Grant do ta lë mitrovicasin të largohet nga Upton Park, me negociatat e gjata dhe të vështira që pritet të zhvillohen në ditët në vijim.
Category: Futboll
0 Komente