Shorti i LK: Ajax- Dynamo Kyiv, Werder -Sampdoria
Një numër skuadrash do të duhet të tejkalojnë ekipet nga vendet fqinje nëse dëshirojnë të arrijnë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Të premten në Nyon është tërhequr shorti i ‘play-offit’, me ç’rast Sevilla (Spanjë) do të ketë punë me Bragan (Portugali), që eliminoi Celticun në rrugën e vet për garën më të madhe të futbollit evropian për klube.
Nga ana tjetër Rosenborgu (Norvegji) do të duhet të luajë kundër Kopenhagës (Danimarkë), derisa Sparta Praga (Çeki) ndeshet me Zilinan (Sllovaki).
Nga takimet tjera veçojmë atë mes Ajaxit dhe Dynamo Kyivit, derisa Werder Bremeni do të ketë punë me Sampdorian. Tottenham Hotspur do të debutojë në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys që eliminuan Fenerbahcen.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 gusht, derisa ato kthyese një javë pas. Pas këtyre takimeve, 10 nga fituesit do t’u bashkëngjiten 22 të kualifikuarve në mënyrë ‘automatike’ për të ndërtuar fazën grupore.
Liga e Kampionëve ‘play-offi’ | |
FC Salzburg | Hapoel Tel-Aviv FC |
Rosenborg BK | FC København |
FC Basel 1893 | FC Sheriff |
AC Sparta Praha | MŠK Žilina |
FK Partizan | RSC Anderlecht |
BSC Young Boys | Tottenham Hotspur FC |
SC Braga | Sevilla FC |
SV Werder Bremen | UC Sampdoria |
FC Zenit St. Petersburg | AJ Auxerre |
FC Dynamo Kyiv | AFC Ajax |
Category: Futboll
0 Komente