Wenger: E tërë bota deshi qëndrimin e Cesc
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se e tërë bota ka dashur që Cesc Fabregas të qëndronte në Emirates dhe të shmangej presioni i Barcelonës.
“Unë jam mbi hënë me qëndrimin e Cesc. Është me rëndësi për tërë futbollin që Arsenali është i suksesshëm, kështu që nuk është vetëm një mënyrë për të pasur sukses, ajo e shpenzimeve të mëdha. Ekziston edhe një mënyrë tjetër. Është me rëndësi për futbollin që lojtarët nuk largohen kur dikush vjen dhe thotë ‘ne e duam atë’”.
“Ne kurrë nuk kemi qenë në pozitën që kemi kërkuar largimin e Cesc. Ne kemi investuar shumë energji dhe punë në krijimin e një ekipi me lojtarë të rinj dhe ne duam që ata të qëndrojnë. Cesc është kapiteni ynë. Ju shihni se si ai ngrit moralin e të gjithëve”.
“Unë takova aq shumë njerëz në Botëror dhe fjalët e para gjithnjë ishin ‘mos lejo që Fabregas të largohet’. Cesc e s’pastroi situatën. Ishte me rëndësi që ai doli publikisht për të sqaruar gjërat dhe tani ne mund të shkojmë tutje. Pas një jave fillon sezoni i ri dhe ne kemi pasur nevojë që të gjithë të jenë të fokusuar”, është shprehur Wenger.
Category: Futboll
0 Komente