Zyrtare: United transferon Bebe
Manchester United ka pohuar se ka arritur marrëveshje për të angazhuar sulmuesin e Vitoria de Guimaraes, Tiago Manuel Dias Correia, i njohur si Bebe.
Djajtë e Kuq arritën marrëveshje me klubin për vlerën e transferimit, e cila thuhet të jetë rreth 7.4 milionë funte, si dhe për kushtet personale me lojtarin. Për kompletimin e marrëveshjes mbetet që lojtari gjatë javës t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen.
Sir Alex Ferguson ka vendosur ta angazhojë Bebe vetëm pesë javë pasi sulmuesi arriti në Vitoria Guimaraes, pasi United u pajtua ta paguajë të gjithë klauzulën e marrëveshjes së tij.
“Manchester United është i kënaqur të bëjë të ditur se ka arritur marrëveshje me klubin nga Portugalia, Vitoria de Guimaraes, për të angazhuar sulmuesin 20-vjeçar, Tiago Manuel Dias Correia (i njohur si ‘Bebe’). Për kompletimin e marrëveshjes mbetet që lojtari t’i kalojë testet mjekësore më vonë gjatë javës. Kushtet personale me lojtarin tashmë janë përcaktuar”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit anglez.
Category: Futboll
0 Komente