Allegri: Nuk e prita Robinhon

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Robinho dhe Adriano Galliani Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se transferimi i Robinhos në San Siro ishte i befasishëm për të, ndërsa ka falënderuar bosin e tij, Silvio Berlusconin, për dhuratën e bërë.
“Unë nuk e prita një përforcim si Robinho. Ai është lojtar i kalibrit të madh. Ne po flasim për një dhuratë të mrekullueshme nga Berlusconi, të cilin do të doja ta falënderoja përsëri me gjithë zemrën time”.
“Unë jam gjithashtu i kënaqur me transferimin e Ibrahimovicit”, theksoi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...