Barcelona mposht Bilbaon

dardanmiftari | Sunday, September 26, 2010 | 0 Komente

Dy autorët e golave të parë, Xavi dhe Keita, duke festuar Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në fushë të Atletic Bilbao, ndeshje të cilën të dyja ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë në fushë, duke u ngjitur në pozitën e dytë të tabelës, një vend mbi Real Madridin.
Në mungesë të Lionel Messi, të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola patën edhe një ndeshje jo aq të lehtë sa është menduar.
Atletic Bilbao e pa veten në disavantazh numerik që në pjesë të parë, kur Amorebieta u përjashtua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Andres Iniesta (35’). Por Blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë epërsi numerike në pjesë të parë, dhe shënuan vetëm pas dhjetë minutash në pjesë të dytë me anë të golit të Seydou Keita, pas një asistimi të David Villa (55’).
Xavi dyfishoi rezultatin për ekipin mysafir në minutën e 75-të të ndeshjes për të lehtësuar trajnerin Pep Guardiola. Megjithatë me tre minuta deri në fund të kohës së rregullt situata u përkeqësua për kampionit në fuqi të Spanjës. Arbitri nxori edhe kartonin e dytë të kuq, kësaj here për sulmuesin e Barcelonës, David Villa, për shkak të një reagimi ndaj mbrojtësit kundërshtar Carlos Gurpegi.
Minuta e fundit e kohës së rregullt solli edhe një të papritur tjetër për Barcën. Pasi goditja me kokë Javi Martinez u mbrojt nga portieri Victor Valdes, Gabilondo u gjend mirë për të dërguar topin në rrjet dhe për të ngushtuar në 2-1 disavantazhin.
Por kampionët nuk lejuan të ndodhë befasia, pasi Sergio Busquets u përkujdes të shënojë edhe golin e tretë në minutat shtesë të ndeshjes, pas një asistimi nga Pedro.
Me tre pikët e reja, Barca mbledh 12 pikë dhe ngjitet në pozitën e dytë të tabelës, një pikë mbi Real Madridin dhe një pikë nën liderin e tabelës, Valencian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...