Bayerni interesohet për Shaqirin

dardanmiftari | Thursday, September 30, 2010 | 0 Komente

Supertalenti kosovar i cili po shkëlqen në futbollin evropian, Xherdan Shaqiri, ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndërsa tani siç duket të mahnitur nga Shaqiri kanë mbetur edhe drejtuesit e Bayernit.
“Pas dy ndeshjeve mes Baselit dhe Bayernit, unë do të jem në gjendje të jap emrin e një lojtari të ri në të cilin Bayerni është i interesuar”, kishte thënë presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, i pyetur nëse bavarezët janë të interesuar për shërbimet e kosovarit.
Nga ana tjetër, është vetë Shaqiri që në një intervistë për Sport 1, ka bërë të ditur dëshirën e tij për të luajtur te kampioni i Gjermanisë.
“Bayerni do të ishte ëndërr për mua. Çdo futbollist do të dëshironte të luante atje”, theksoi Shaqiri.
Blick në mëngjesin e të enjtës ka shkruajtur për interesimin e gjigantëve gjermanë për Shaqirin, që pritet të përdoret si zëvëndësim për të lënduarit Franck Ribery dhe Arjen Robben.
Anësori kosovar i cili aktualisht luan për Baselin, ka kaluar nëpër akademinë e klubit të lartpërmendur zvicëran. 18 vjeçari tashmë është shndërruar në një prej lojtarëve kyç, ndërsa paraqitjet e tij për përfaqësuesen e Zvicrës, nuk kanë shkuar pa u vërejtur.
Shaqiri është lidhur me një transferim te klube të tilla si Arsenal, Liverpool, Juventus, PSV, Wolfsburg, Hamburg, Inter dhe Milan. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2014, ndërsa çmimi që ia ka vënë Baseli është 10 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...