Beckham rikthehet vikendin ardhshëm
David Beckham shpreson të rikthehet në fushë gjatë vikendit të ardhshëm, pas dëmtimit që pësoi në muajin mars e që e la atë edhe jashtë Kupës Botërore.
Duket se lëndimi po bëhet një e kaluar dhe Beckham shpreson të jetë pjesë e ndeshjes së radhës së LA Galaxy kundër Colombus Crew më 11 shtator.
“Mjekët e kanë përcaktuar 1 tetorin si datë kur duhet të rikthehem, por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i gatshëm më herët”.
“Shpresoj se do të jem pjesë e ndeshjes kundër Colombus. Do të jem në stol duke shpresuar se do të luaj në 15-20 minutat e fundit të ndeshjes”, ka thënë Beckham për faqen zyrtare të LA Galaxy.
Category: Futboll
0 Komente