Berbatov mposht Liverpoolin

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Dimitar Berbatov ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit në ndeshjen kryesore të kësaj jave të zhvilluar në Old Trafford, e cila përfundoi me rezultat 3-2, në të mirë të sulmuesit bullgar që shënoi het-trik.
Ndeshja filloi me dominim të lartë të vendasve, të cilët nuk lanë që Liverpooli të marrë frymë.
Pas një harkimi në zonë nga legjenda Ryan Giggs, mirë u zbulua Dimitar Berbatov që me kokë zhbllokoi rezultatin për 1-0 (42’).
Pjesa e dytë, ishte jashtëzakonisht interesante. United vazhdoi përsëri me dominim, i cili u dyfishua me anë të një goli fenomenal të shënuar përsëri nga sulmuesi bullgar, Berbatov (59’). Sigurisht se fotografia e Reinas në panoramën e Old Trafford duket e jashtëzakonshme, ashtu si vet goli.
Atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja ka përfunduar, ndodhi pikërisht e kundërta. Në minutën e 64-të akordohet penalti për The Reds, të cilën e konkretizoi ikona Steven Gerrard.
Nuk kaluan as gjashtë minuta të plota (70’) dhe përsëri del në skenë Steven Gerrard, i cili barazoi rezultatin nga goditja e lirë, pas hapësirës së krijuar nga Darren Fletcher.
Gjithçka foli për barazimin e katërt të Manchester United në katër ndeshjet e fundit ashtu si për heroizmin e Steven Gerrard nga ky takim, por kështu nuk mendoi Dimitar Berbatov, që ia rrëmbeu shfaqjen ikonës së The Reds dhe shënoi me kokë për fitoren e madhe prej 3-2 në derbin më të madh anglez.
Manchester United me këtë fitore thyen tabunë e barazimeve në ndeshjet e fundit dhe vazhdon garën për majen e tabelës, kurse Liverpooli duhet të mendojë seriozisht se si t’u rikthehet fitoreve, pasi që punët nuk i ka mirë.
United pas javës së pestë gjendet në pozitën e tretë me 11 pikë, ashtu si Arsenali në pozitën e dytë, por me golaverazh më të dobët. Liverpooli aktualisht gjendet në pozitën e 16-të me vetëm pesë pikë pas pesë javësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...