Cana kërkon stadium të ri për kombëtaren

dardanmiftari | Wednesday, September 08, 2010 | 0 Komente

Lorik Cana ka thënë se stadiumi Qemal Stafa është ´stadiumi më i degjeneruar në botë´ dhe se kombëtarja shqiptare meriton një fushë shumë të mirë se kjo.
Cana ishte mysafir i gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij ´Opinion´ në televizionin Klan, menjëherë pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm ndaj Luksemburgut, të cilin takim kuqezinjtë e fituan me rezultat minimal 1-0.
“Po ju them vetëm një fakt shumë të thjeshtë, ne kemi stadiumin kombëtar më të degjeneruar në Evropë, që nuk plotëson kushtet minimale. Asnjë kombëtare në Evropë nuk ka një stadium të tillë. Si mund të pretendojmë të përballemi me të mëdhenjtë kur nuk kemi një stadium cilësor kombëtar”, ka thënë Cana gjatë debatit televiziv.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...