Cesc: Gjithmonë kam qenë i lumtur këtu
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është i ngazëllyer me fitoren e thellë ndaj Braga në Ligën e Kampionëve, edhe pse do të dëshironte të shënonte hat-trick.
Fabregas shënoi dy herë, sa edhe Carlos Vela, ndërsa dy golat tjerë në fitoren 6-0 i shënuan Andrey Arshavin dhe Marouane Chamakh.
“Gjithmonë ka pasur një stërvitje të mirë këtu për shkak se Liga Premier dhe Liga e Kampionëve kanë ndeshje jo të lehta”, ka thënë Fabregas për ITV1.
“Gjithmonë jam ndjerë fantastik këtu. Jam i lumtur që jam këtu”, ka shtuar spanjolli i pyetur nëse ai është i lumtur te Arsenali, pas spekulimeve të verës për një transferim te Barcelona.
Fabregas ka thënë se ai është ca i zhgënjyer që nuk mundi të shënojë hat-trick. “Jam ca i zhgënjyer pasi doja ta arrij atë, është një gjë që ë nuk e kam bërë si profesionist”.
Category: Futboll
0 Komente