Defoe anulon operacionin

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, e ka anuluar operacionin në ijë duke i dhënë një shtytje klubit dhe kombëtares angleze.
27-vjeçari u raportua se do t’i nënshtrohej operacionit për shkak të problemeve në ijë, por ka vendosur të mos e bëjë atë pasi ka kaluar dy ndeshjet e fundit pa probleme.
Defoe nuk ka ndjerë dhimbje në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj klubit zviceran Young Boys dhe pastaj luajti edhe 90 minuta në humbjen 1-0 ndaj Wigan Athletic gjatë të shtunës, duke dhënë shenja se nuk ka nevojë të operohet.
Ai tash pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Fabio Capello në ndeshjen e sotme që Anglia e zhvillon ndaj Bullgarisë në Wembley në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...