Drogba: Ende mund të përmirësohemi

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Pavarësisht se ka shënuar 21 gola dhe po shënon fitore në ndeshjet e para të ligës, sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, beson se ekipi i tij mund t’ia dalë edhe më mirë.
Blutë shkatërruan Blackpoolin gjatë të dielës, duke shënuar katër gola në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë Drogba ka mbetur i befasuar, pasi beson se ekipi i tij ka mundur të shënojë edhe më shumë.
“Ishte fantastike, edhe pse duhet ende të përmirësohemi – ne synojmë të shënojmë sa më shumë gola që mundemi. Kemi shënuar katër gola në pjesën e parë”.
“Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë shanse, por nuk kemi shënuar përsëri, ndoshta për shkak të përqendrimit tonë ose nuk kemi bërë pasime të mira përfundimtare. Kjo është diçka që duhet ta mendojmë edhe pse rezultati ishte i mirë sot”, ka thënë Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...