Essien: United më refuzoi dy herë

dardanmiftari | Wednesday, September 22, 2010 | 0 Komente

Ylli i Chelseat, Michael Essien, ka zbuluar se kur ka qenë i ri është refuzuar dy herë nga akademia e Manchester United, për shkak se ai ishte shumë i shkurtër.
“Unë kam pasur dy prova te Unitedi, por më thoshin se kam qenë i shkurtër. Mendoj se Sir Alex Ferguson atëkohë po kërkonte një tip të caktuar të ndonjë lojtari dhe unë nuk isha një prej tyre”.
“Unë e dua Londrën, pasi që gjithnjë ka diçka më ndryshe për të bërë. Njerëzit janë miqësorë dhe ata gjithnjë kanë qenë të mirë për mua – kjo është ajo që dua për Anglinë”, u shpreh Essien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...