FIFA: Spanja e para, Shqipëria e 67-ta
Shqipëria është ngritur tre pozita më lartë në renditjen më të re të FIFA-s.
Nga vendi i 70-të, të cilin e mbante në muajin gusht, kombëtarja kuqezi është ngritur në vendin e 67-të, dhe kjo vjen pas barazimit prej 1-1 ndaj Rumanisë dhe pas fitores minimale kundër Luksemburgut.
Ndërkohë, në krye të renditjes botërore është kampioni i Evropës dhe botës, Spanja, që përcillet nga finalisti i KB 2010, Holanda, ndërsa në vend të tretë pozicionohet Gjermania.
Top pesëshin e përmbyllin Brazili dhe Argjentina, kurse në dhjetë vendet e para bëjnë pjesë Anglia, Uruguai, Portugalia, Egjipti dhe Kili, kurse Italia pozicionohet në vendin e trembëdhjetë.
Shqipëria, rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s e ka arritur në gusht të vitit 2006 (vendi i 62-të), ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të viti 1997 (vendi i 124).
Category: Futboll
0 Komente