Godin: Për titullin flasim në dhjetor
Transferi i ri i Atletico Madridit, Diego Godin, mendon se ekipi i tij i ri e ka filluar sezonin në mënyrë të përkryer, por ka refuzuar që ta quaj veten rival të Barcelonës dhe Real Madridit për titull në La Liga.
“Është e qartë, ne filluam mirë sezonin, pasi fituam Superkupën e Evropës. Unë jam i kënaqur sepse fitova një titull në ndeshjen time të parë zyrtare te Atletico Madridi”.
“Sezoni do të jetë rrugë e gjatë dhe ne duhet të jemi të qëndrueshëm. Real Madridi dhe Barcelona janë përpara, por është e qartë që synimi ynë do të jetë që të jemi një hap më lart se vitin e kaluar. Të gjithë flasin për titullin, por viti është i gjatë. Ne mund të tregojmë se ku jemi në dhjetor”, tha Godin.
Category: Futboll
0 Komente