Grupi H: Partizani nuk është për LK !
Arsenali ia ka bërë me dije Partizanit të Beogradit se më mirë e ka që të mos paraqitet fare në Ligën e Kampionëve, pasi që edhe para publikut serb, Topçinjt ishin në nivel të lartë. Nga ana tjetër, Shakhtari vazhdoi me formën e mirë.
Arsenali ishte dukshëm ekipi më i mirë në Beograd. Revolveristët në epërsi i kaloi Andrey Arshavin (15’), pas një depërtimi në thellësi dhe kombinimi me Wilshere, për të lansuar më pas një goditje në portën serbe.
Pas lojës me dorë në zonë nga Denilson, Cleo realizoi nga pika e bardhë (33’) për 1-1.
Pas një ndërhyrjeje ndaj Marouane Chamakh nga Jovanovic, është ky i fundit ai që ndëshkohet me karton të kuq. Me këtë rast u akodrua penalti, të cilën e ekzekutoi Andrey Arshavin dhe të cilën e ndali portieri Vladimir Stojkovic.
Megjithatë, fqinjët tanë veriorë nuk u mbajtën dot. Marouane Chamakh u gjend mirë në zonë pas një topi të kthyer nga portieri, për të realizuar për 2-1 (71’), kurse me kokë Sebastian Squillaci vetëm sa e finalizoi debaklin e Partizanit për 4-1.
Shakhtari nga ana tjetër ka shënuar fitore të thellë prej 3-0 në tranfertë te Braga. Golat i shënuan Adriano (56’ dhe 72’), kurse në minutën e fundit ishte Costa ai që realizoi nga penaltia për rezultatin përfundimtar.
Arsenali pas xhiros së dytë është lider me gjashtë pikë, ashtu si Shakhtari që gjendet në pozitën e dytë në Grupin H me pikë të njëjta me Topçinjt, por me golaverazh më të dobët. Braga dhe Partizani nuk kanë asnjë pikë të vetme.
Category: Futboll
0 Komente