India shtohet në kalendarin e Formula 1
Formula 1 do të ketë numër rekord në vitin e ardhshëm, plot 20 gara, përfshirë edhe garën e re Indian Grand Prix që do të organizohet në muajin tetor, ka konfirmuar FIA.
Qarku indian, që ndërtohet në afërsi të New Delhi, pritet të regjistrohet si gara e 18-të e kampionatit nëse kalon inspektimin përfundimtar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) më 30 tetor.
Sezoni aktual regjistron 19 gara, me garën për Çmimin e Madh të Koresë së Jugut që është gara e re e këtij sezoni dhe e cila për të parën herë do të zhvillohet më 24 tetor.
Category: Formula 1
0 Komente