Klose synon të luajë në KB 2014

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, është i vendosur që të luajë në Botërorin e vitit 2014 në Brazil. Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbolit (DFB), Klose ka zbuluar se ai beson që karriera e tij me kombëtaren është larg prej përfundimit.
“Unë mendoj se unë mund të luaj në nivel të lartë për shumë vite të tjera. Unë jam vetëm 32 vjeçar dhe kjo nuk është problem. Nëse unë do të jem i gatshëm fizikisht dhe nëse paraqitjet e mia janë të mira, atëherë pse duhet të mos luaj?”, theksoi sulmuesi.
Nëse Klose do të marrë pjesë në Botërorin 2014, atëherë ai do ta ketë rastin për ta barazuar apo për ta tejkaluar rekordin e Ronaldos (origjinalit) prej 15 golave. Klose në tri Botërorët e kaluar ka shënuar gjithsej 14 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...