Mourinho dhe Guardiola shprehen për Topin e Artë

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe rivali i tij nga Real Madridit, Jose Mourinho, kanë folur për kandidaturat për fituesin e Topit të Artë për këtë sezon.
Lionel Messi është bartësi aktual i këtij çmimi, ndërsa kandidatët kryesorë për këtë vit konsiderohen Andres Iniesta, Xavi dhe mesfushori i Interit, Wesley Sneijder.
Bosi Blaugran, Pep Guardiola, ishte neutral kur u pyet se kë e konsideron favorit, përkundër faktit se të kandiduar janë disa futbollistë të tij.
“Ka shumë lojtarë që e meritojnë atë”, theksoi Guardiola.

Nga ana tjetër, rivali i tij i përbetuar, Jose Mourinho i Real Madridit mendon se emri i vetëm i cili duhet të diskutohet si favorit absolut është ish-trikuartisti i tij te Interi, Wesley Sneijder.
“Unë do t’ia dorëzoja atë Sneijderit, para se t’ia jap Iniestas. Ai nuk është lojtar më i mirë, por luajti në finalen e Botërorit dhe të Ligës së Kampionëve, ndërsa kompletoi një sezon të plotë. Iniesta pati Botëror të mirë, por nuk shkëlqeu gjatë sezonit. Për mua, vendi i dytë i takon Xavit”, u shpreh ‘I veçanti’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...